TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2023, 10:15

DEA amerikane dhe Europol kapin 2 ton kokainë, një pjesë e drogës për klanin shqiptar “Farruku”

Shkruar nga Pamfleti

DEA amerikane dhe Europol kapin 2 ton kokainë, një pjesë e

Nëntë persona janë arrestuar për trafik droge në Spanjë dhe Portugali. Janë sekuestruar 2 tonë kokainë në disa banesa. Droga kishte si destinacion Spanjën.

Mediat e huaja thonë se një pjesë e kësaj ngarkese ishte për organizatën kriminale shqiptare “Farruku”.

Kjo organizatë e përbërë kryesisht nga shqiptarë e ka shtrirë aktivitetin e saj kryesisht në Spanjë. E krijuar në vitin 2008, anëtarët e saj akuzohen dhe për disa krime të rënda, si vrasje, pengmarrje dhe pastrim parash.

Operacioni i fundit u koordinua nga Europoli dhe u krye në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA. Të arrestuarit u kapën në veriperëndim të Spanjës dhe në veri të Portugalisë.

Ndaj 9 të arrestuarve është ngritur gjithashtu dhe akuza pastrim parash.

 

kapen 2 ton kokainë

Lini një Përgjigje