TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2023, 09:56

Kalonin kamionët pa kontroll në Kakavijë, arrestohet përgjegjësi dhe doganieri

Shkruar nga Pamfleti

Kalonin kamionët pa kontroll në Kakavijë, arrestohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar përgjegjësin e doganës së Kakavijës, doganierin e kontrollit fizik dhe shpalli në kërkim një tjetër punonjës i doganës pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Dyshohet se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Gjatë operacionit të nisur prej mëngjesit të së shtunës e deri në orët e para të së dielës nga AMP, janë konstatuar 1 trailer, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

Lini një Përgjigje