
Një aksident ka ndodhur këtë të diel në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Mësohet se një 27-vjeçare, drejtuese e një Benzi ka përplasur një këmbësor, 62-vjeçar.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
"Rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani” një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje