TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2023, 12:33

Jepni pasaporta bullgare me vërtetime false, lihen në burg dy zyrtarët në Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti

Jepni pasaporta bullgare me vërtetime false, lihen në burg dy

Gjykata e shkallës së parë Dibër ka lënë në burg Luan Mjeshtrin, administrator i njësisë administrative Ostren dhe Arlin Limanin Specialist i shërbimit social në të njëjtën njësi administrative.

Ata akuzohen se lëshonin vërtetime false për qytetarë të ndryshëm në këmbim të 100 mijë lekëve ryshfet që këta të fundit të përfitonin dokumente bullgare.

Ndërsa Fitim Balla, sekretar i Këshillit Bashkiak të Bulqizës është lënë në arrest shtëpie. Të tre zyrtarët akuzohen për dhënie certifikatash me kombësi Bullgare me qëllim përfitimin e pasaportave dhe shtetësisë Bullgare.

Luan Mjeshtri është njëkohësisht vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, Festime Mjeshtri, gjë që sjell konflikt interesi. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e saj se përse nuk e kishte shkarkuar pasi u informua mbi akuzat ndaj tij.

Lini një Përgjigje