
Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Metaj kërkon zbutjen e masës së sigurisë, arrest me burg që u la në fuqi nga Apeli i GJKKO.
Metaj u arrestua gjate operacionit “Flakë në det”.
Ai dyshohet sipas SPAK se ka ndihmuar baronin e drogës Gëzim Çela ne aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe mos kapjes nga policia si person në kërkim.
Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.
Metaj del në dosjen e SPAK me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës.
Thuhet se për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur. Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.
Policia e Shtetit zbarkoi mbrëmjen e 9 tetorit 2023 në Fushë Kuqe për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç arrestimit të kreut të komisariatit Kurbin dhe shpalljes në kërkim të Gëzim Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.
Lini një Përgjigje