
Zbardhen emrat e personave të arrestuar sot në Kakavijë për korrupsion e kontrabandë mallrash.
Mësohet se në pranga janë vënë Ardit Abria i cili ishte doganier me detyrë përgjegjës turni dhe Eliod Shurdhaj, doganier për kontroll fizik në këtë pikë kufitare.
Ndërkohë, të shpallur në kërkim nga policia është doganieri Arben Marvataj si dhe 3 punonjës të Antikontrabandës. Këta të fundit janë Fjodor Rucaj, Norion Spaho dhe Gramoz Shehu.
Policia ka arrestuar po ashtu dhe 6 drejtues të mjeteve që transportonin mallra kontrabandë:
1-Valter Dosti
2- Thanas Malaj
3-Rigent Ismaili
4- Astrit Xhaxha
5- Arjan Mustafaj
6- Fatjon Osmani
Strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka ndaluar në aksin rrugor Kakavijë-Fier kanë 4 kamiona të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara, me qëllim verifikimin e dokumenteve, me të cilin ishin pajisur nga punonjësit e Degës Doganore Kakavijë.
AMP sekuestroi disa dhjetëra ton mallra të padeklaruara, aparate celulare dhe vlera monetare.
Polcia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë e korrupsionit me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Lini një Përgjigje