
Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen sotme në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person ka qëlluar drejt një biznesi në pronësi të një 33-vjeçari.
Fatmirësisht raportohet se nga shtënët nuk ka asnjë të lënduar. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit, ndërkohë që mësohet se në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autori i ngjarjes Geraldo Mahmuti është shpallur në kërkim dhe policia ka nisur krehjen e zonës për kapjen e tij.
“Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç. Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje