TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2023, 14:53

U arrestuan për korrupsion, Komisioni Disiplinor në Dogana pezullon 3 doganierët dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës në Kakavijë

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan për korrupsion, Komisioni Disiplinor në Dogana pezullon 3

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të AMP gjatë ditës së sotme në doganën e Kakavijës ku u arrestuan 2 doganierët Ardit Abrija dhe Eliod Shurdhaj.

Në kërkim u shpallën 1 doganier i parkimit dhe 3 punonjës të Kontrabandës nën akuzën se kishin lejuar kalimin e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.

Drejtoria e Përgjithshme njofton se të gjithë personat e përfshirë janë pezulluar nga puna dhe se ka nisur hetimin e thelluar sipas legjislacionit në fuqi.

Konkretisht janë pezulluar: Ardit Abrija, Eliod Shurdhaj dhe Arben Marvataj (doganierë), Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj Fatjon Osmani (punonjës të Antikontrabandës).

“Komisioni disiplinor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave vendosi pezullimin nga puna për punonjësit e Degës Doganore Kakavijë dhe grupit të Antikontrabandës, për moszbatim të procedurave doganore.

Bazuar në Kodin Doganor theksojmë se është përgjegjësi personale e çdo punonjësi që të zbatojë procedurat sipas Kodit Doganor dhe Kodit të Etikës, të njihet me pasojat e moszbatimit të tij, si dhe të ruajë imazhin dhe statusin e Administratës Doganore.

Strukturat ligjzbatuese të ADSH-së kanë nisur hetimin e thelluar sipas legjislacionit në fuqi për këtë rast.

Administrata Doganore bashkëpunon me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese për të ndëshkuar çdo abuzim me detyrën”, thuhet në njoftim.

korrupsion dogana 3 doganiere kakavije

Lini një Përgjigje