Dosja “Plumbi i Artë”, një nga më të rëndësishmet të drejtësisë, vijon gjykimin në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, teksa seanca e sotme është shënuar me tensione të forta.
Kërkesa e përsëritur e avokatëve për të pasur në dispozicion disa deklarime të vitit 2022 të të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, në gjykimin e dosjes "Plumbi i artë" ka ndezur gjakrat në seancë.
Prokurorët vunë në dispozicion të mbrojtësve vetëm një procesverbal, të cilit i janë hequr disa faqe, ku i penduari flet për çështje që nuk janë objekt i gjykimit. Për procesverbalet e tjerë pretenduan se nuk janë formalë.
Të pandehurit për këtë dosje janë përplasur me policët e burgjeve dhe më pas janë larguar nga kafazi në sallën e gjyqit. Shkak janë bërë debatet dhe mosvënia në dispozicion e dëshmisë së plotë të Erjon Alibejt, të penduarit të drejtësisë.
Pjesë nga deklaratat në GJKKO
Alibej: Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë, ku vetem 25 per qind është këtu. Kush mbron Plarent Dervishajn nga ju, kush mbron Suel Çelën, kush i mbron trafikantë të tjerë të drogës?
Nëse për shumë emra të tjerë kam folur, nuk ka pse të sillen në këtë proces. Unë kam familjarë që ju rrezikohet edhe jeta, nga emrat që unë kam përmendur në prokurori, pasi janë ende nën hetim ata.
Unë për çdo emër që ka dalë nga goja ime unë jam i gatshëm të përballem me të. Unë e di shumë mirë edhe lojën e avokatëve.
I pandehuri Enver Diva: Po familjarët tanë kush i mbron, kalamajtë tanë, se edhe ata rrezikohen, se ne na ka akuzuar për vrasje ky.
Lini një Përgjigje