
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot në Kryqëzimin e Cërrikut, ku një person i moshuar mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes me një automjet të tonazhit të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 dhe, sipas dëshmitarëve, përplasja ishte e fortë.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forcat e rendit dhe një ambulancë që transportoi të moshuarin në spital për ndihmën mjekësore të nevojshme.
Aktualisht, rrethanat e sakta të aksidentit nuk janë bërë të ditura. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Lini një Përgjigje