
Zbardhen detaje të tjera nga aksioni i policisë në Tiranë, ku u ndoq një Audi Q8. Në pranga ka rënë Skerdi Sina, 29 vjeç, i cili rezulton si pjesë e grupit që mbajtën peng një vajzë në Astir më fillim të vitit.
Por mësohet gjithashtu se ai është pjesë e grupit të Aleksandër Sadikajt, i cili u vra me shpërthim tritoli në makinën e tij.
“Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”.
Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion”, tha policia.
Disa ditë më parë një tjetër shok i Sadikajt është zhdukur pa gjurmë. Ai është denoncuar i humbur nga familjarët më 25 qershor.
Lini një Përgjigje