
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një të ri, i cili lëvizte me armë në automjetin e tij. Efektivët u informuan në mënyrë operative se në një makinë tip “Audi Q8”, që lëvizte në zonën e “Avasil Shantos”, kishte armë.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit, ndjekje që ka përfunduar te rruga “Andon Zako Çajupi”.
Mësohet se si pasojë e ndjekjes së policisë, Audi ka përplasur 3 automjete të tjera. Më pas mjeti është ndaluar dhe në të është gjetur një pistoletë. Ndërkohë drejtuesi është arrestuar.
Lini një Përgjigje