TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2025, 18:35

Detaje nga aksioni te “Bankers”, ekzekutohen 10 masa sigurie; 4 zyrtarë të huaj u shpëtojnë prangave

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga aksioni te “Bankers”, ekzekutohen 10 masa sigurie; 4

Gjykata e Fierit ka lëshur 14 urdhër-arreste; janë ekzekutur 10 prej tyre...

Zbardhen te tjera detaje nga aksioni i policisë te zyrat e “Bankers Petroleum”. Mësohet se aksioni ka ardhur pas firmosjes së një sërë urdhër-arresteve nga Gjykata e Fierit me kërkesë të prokurorisë.

Bëhet me dije se janë lëshuar 14 masa sigurie. Në pranga ra shefi ekzekutiv i Bankers Petroleum, Hongping Xiao. Po ashtu mësohet se janë ekzekutuar masat e sigurisë për 9 persona të tjerë, disa prej të cilave "arrest shtëpie".

Ndërsa 4 urdhër arreste nuk janë ekzekutuar ende nga policia, pasi personat e kërkuar janë shtetas të huaj dhe nuk ndodhen në Shqipëri. 

Që nga viti 2004, kompania Bankers ka hapur rreth 1 mijë puse të rinj nafte në zonën e Patoz-Marinëz. Për 20 vite, Bankes ka prodhuar rreth 13 milionë ton naftë.

Të ardhurat e kompanisë nga prodhimi i naftës janë mbi 4 miliardë Euro, gati sa buxheti vjetor i Shqipërisë. Gjatë 20 viteve, kompania Bankers Petroleum Albania ka paguar zero tatim mbi fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

Marrëveshja parashikon që Bankers Petroleum Albania është e detyruar që të paguajë çdo vit tatim mbi fitimin, në masën 50 % të fitimit.

Bankers Petroleum ka manipuluar çdo vit shpenzimet, duke sajuar dhe fryrë shpenzimet. Pas 20 vitesh shpenzimet e Bankes tejkalojnë të ardhurat.

Në vitin 2011, Bankers sajoi 247 milionë USD shpenzime të parregullta, për të mos paguar 60 milionë USD taksa. Edhe një gjobë 100 milionë euro për mashtrime dhe manipulime, konfirmuar nga Gjykata e Lartë, u pezullua.

Mosmarrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Bankers nisi në vitin 2014, kur Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, (AKBN) institucioni që përfaqëson Shqipërinë në kontratën koncesionare, kreu një auditim të bilancit bankers dhe procedurave të prokurimit të kompanisë për vitin 2011 dhe konkludoi se pjesa dërrmuese e shpenzimeve të kompanisë për këtë vit ishin të parregullta.

Në një raport të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, thuhet se Bankers duhet të derdhë në buxhetin e shtetit 60 milion dollarë tatim fitim, pasi përmes mashtrimit të bilanceve ajo ka deklaruar shpenzime të fryra dhe në shkelje të kontratës që ka me Shqipërinë. Për të shmangur taksat dhe fshehur fitimet, Bankers kishte sajuar 247 milion dollarë shpenzime.

Bazuar në auditimin e AKBN-së, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i dorëzoi Bankersit një pretendim për 60 milionë dollarë taksa të papaguara.

Batërdia është provuar nga disa raporte të KLSH. Është provuar nga AKBN, Albpetrol, nga disa vendime gjykatash të formës së prerë etj. Tatimet i bllokuan llogaritë kompanisë, e cila nuk pagoi kurrë taksa, pasi çdo vit manipulonte shpenzimet dhe kryente shpenzime të parregullta.

Lini një Përgjigje