TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2025, 10:56

Përplasi disa makina gjatë arratisjes, shoferi i 'Audit Q8' Joni Sadikaj; në kërkim nga policia për ngjarjen në Astir

Shkruar nga Pamfleti
Përplasi disa makina gjatë arratisjes, shoferi i 'Audit Q8'
Joni Sadikaj, i shpallur në kërkim për ngjarjen e djeshme dhe ngjarjen në Astir

Është identifikuar shoferi i Audit Q8 që u përplas me disa makina gjatë ndjekjes nga policia në zonën e ish-Bllokut dje në Tiranë.

Në drejtimin e mjetit ishte Joni Sadikaj, ndërsa pasagjer ishte Skerdi Sina, i cili u arrestua dje nga policia. Sadikaj u përpoq t’i shpëtonte policisë duke u larguar nga “Myslym Shyri” drejt ish-Bllokut, ku përplasi disa automjete të tjera.

Megjithatë, ai arriti të largohej në këmbë, duke i shpëtuar kapjes. Joni Sadikaj ishte në kërkim nga policia që nga janari i këtij viti, për një ngjarje të ndodhur në Astir, ku një vajzë u mbajt e mbyllur.

Policia vazhdon kërkimet për kapjen e tij. Pasagjeri Skerdi Sina ndodhet nën arrest dhe po merret në pyetje. Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të dy të rinjtë identifikohen edhe si rreth miqësie apo kushërinj të Aleksandër Sadikajt, të riut që u vra në një atentat me bombë të telekomanduar në muajin qershor të vitit 2022 në afërsi të TEG-ut në Tiranë, teksa udhëtonte me mjetin e tij luksoz drejt Memaliajt, ku kishte ngritur edhe një biznes agro-fermë.

Çfarë ndodhi në Astir në janar 2025:

Pesë persona dyshohet se mbajtën të mbyllur në apartament 21-vjeçaren Sajma Qordja. Personat që u shpallën në kërkim në atë kohë ishin: Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho, Anduel Alia dhe Joni Sadikaj. Ky i fundit ishte i dashuri i të resë.

Ka qenë vetë vajza e re, e cila ka denoncuar rastin në polici, më pas ngjarja alarmoi zonën e Astirit, për shkak se pas denoncimit vajza nuk hapte derën, por është dashur ndërhyrja e forcave speciale për t’u futur në apartament duke zbritur me litar nga tarraca. Brenda apartamentit janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë, shishe alkooli, pije energjike dhe lëndë narkotike të konsumuara dhe një mjet identifikimi.

 

Lini një Përgjigje