Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm duke bastisur një banesë, shkruan Protothema.gr.
Sipas informacioneve, operacioni përfshin shkatërrimin e një rrjeti të trafikimit të drogës .
I njëjti informacion flet për një "fabrikë" brenda shtëpisë në mënyrë që rrjeti të nxirrte kokainë nga lëkura e lagur që gjendej në paletat e importuara nga jashtë vendit.

Më pas, rrjeti eksportonte kokainën për ta trafikuar atë në Greqi dhe jashtë vendit.

Sipas të njëjtave burime, policia ka arrestuar tashmë gjashtë persona, grekë dhe shqiptarë, ndërsa operacioni po vazhdon për të identifikuar anëtarë të tjerë të rrjetit.

Lini një Përgjigje