Drejtuesi i makinës “Audi Q8”, i cili përplasi 3 makina pasditen e së mërkurës në Tiranë teksa po ndiqej nga policia dyshohet se është Joni Sadikaj.
Sadikaj, 26 vjeç, së bashku me Skerdi Sinën u shpallën në kërkim në muajin janar lidhur me ngjarjen e mistershme në zonën e Astirit në Tiranë, ku 5 djem kyçën në një apartament të marrë me qira, një vajzë 21-vjeçare, pasi kishin pirë gjithë natën lëndë narkotike dhe alkool.
Skerdi Sina u arrestua ditën e djeshme gjatë aksionit policor, ndëra Sadikaj arriti të largohej.
Policia kishte të dhëna se dy të rinjtë po transportonin armë zjarri.
Sipas burimeve mësohet se Skerdi Sinës, në momentin e arrestimit, përveç një krehër arme tip Glock, me fishekë, iu gjet edhe një patentë me foton e tij, por me identitet dhe të dhëna të rreme.
Kjo leje drejtimi, sipas burimeve, ishte me identitetin Almo Aliaj dhe dyshohet të jetë e falsifikuar.
Në momentin që është larguar në këmbë me vrap, hodhi armën, që u gjet më pas nga policia.
Ndërsa nga kontrolli kur dy të rinjtë braktisën makinën “Audi Q8”, u gjet një sasi e vogël kanabisi dhe disa celularë, që do të ekzaminohen.
Çfarë ndodhi në Astir
Më 9 janar 2025, Sajma Qordja, 21 vjeç, njoftoi policinë se ishte marrë peng dhe dhunuar nga disa djem, mes tyre edhe Skerdi Sina dhe Joni Sadikaj.
Ajo kishte arritur të kontaktonte Policinë, duke i treguar se ndodhej në katin e 8-të të një pallati dhe kërkonte ndihmë.
Gjatë kontrolleve, u zbulua se djemtë kishin marrë me qira dy apartamente, ku në njërin u gjetën dy armë në tavolinë dhe shenja të përdorimit të kokainës, ndërsa në tjetrin po qëndronte e reja.
Joni Sadikaj dyshohet se në atë kohë nuk kishte shumë ditë që ishte njohur me vajzën në një prej lokaleve më të njohur të Astirit, ku ajo punonte. Sadikaj mundi t’u largohej policisë me vrap dhe deri më tani nuk është lokalizuar.
Lini një Përgjigje