TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2025, 19:47

Misteri i ekzekutimit të hidraulikut shqiptar në Francë, u qëllua me 3 plumba; makina e autorëve u gjet e djegur

Shkruar nga Pamfleti

Misteri i ekzekutimit të hidraulikut shqiptar në Francë, u

Vijon të mbetet mister ngjarja e ndodhur 3 ditë më parë në Francë, ku një 40-vjeçar shqiptar u ekzekutua me 3 plumba, teksa ndodhej në furgonin e tij të punës.

Viktima është identifikuar si Elis Alijaj, i cili u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në Rue du Lézard Vert, në distriktin Ma Campagne të Angoulême (Charente).

Krimi ka ndodhur në orën 07:00 të datës 24 shkurt, ndërsa viktima ishte me profesionin hidraulik.

Policia u njoftua për krimin nga fqinjët, që evidentuan edhe një furgon me ngjyrë të errët që po largohej.

Skena e ekzekutimit të Alijaj është parë nga bashkëjetuesja e tij, e cila ka pësuar shok dhe ka nisur të bërtasë. “Ajo ishte në shok, bënte rrugën nga furgoni te banesa dhe më pas kthehej duke ulëritur”, raportojnë mediat francize, që i referohen dëshmive të banorëve të zonës.

Viktima rezulton pa precedentë penalë, ndërsa ai u qëllua me 3 plumba, një në këmbë dhe dy në gjoks.

Me origjinë nga Shqipëria, prindërit e Elisit u vendosën në Angoulême shumë kohë më parë. Babai i tij kishte një reputacion të mirë në zonë dhe vlerësohej për mirësinë. Ai ishte " personi më i këndshëm në botë, i sjellshëm, i dobishëm ", tha një fqinj. “Njerëz simpatikë, pa probleme, të integruar mirë që jetonin në paqe me fëmijët e tyre ”, shton një mik i ngushtë i familjes. 

"Është një tronditje totale", shprehet një tjetër fqinj.

Menjëherë pas incidentit, autoritetet gjetën një furgon Renault Scenic të djegur në pyllin e La Braconne, në Jauldes ( Charente ). Brenda saj u zbulua një armë zjarri, që dyshohet se është përdorur në krim.

Lini një Përgjigje