TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2025, 17:19

U ekzekutua në oborrin e banesës, flet xhaxhi i 20-vjeçarit të vrarë në Shkodër: S’ka pasur probleme me askënd

Shkruar nga Pamfleti

U ekzekutua në oborrin e banesës, flet xhaxhi i 20-vjeçarit

Prek Preka, 78 vjeç, xhaxhai i Pavlin Prekës, 20-vjeçarit të ekzekutuar në fshatin “Guci e Re”, ka folur për mediat, duke shprehur tronditjen e familjes pas krimit.

78-vjeçari tha se i riu nuk ka pasur konflikte me njeri dhe se nuk ishte person problematik. Më tej ai shtoi se djali ndihmonte babanë duke mbajtur bagëtitë në Dukagjin, atje ku jetonte shumicën e kohës.

“E kam nip, djali i vëllait, lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash, nuk kishte asnjë problem, ai ka jetu me babën dhe vëllanë në Dukagjin shumicën e kohës, është ul ka parë nga shtëpia çfarë bëhet, ky jeton nga 15 vite herë në Dukagjin herë këtu. Në Dukagjin ka bagëti, punon tokë. Jo ça problematik, s është bërë as për mirë, as për keq, dy fëmijë të vegjël ka i ati, diçka (jeta ekonomike), me probleme, me halle si të gjithë. E di vetë policia, s’ka nevojë të bëj apel”, tha ai.

Lini një Përgjigje