TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2025, 15:20

‘Metamorfoza’/ Mungojnë avokatët e Bajrit, shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën dhe të pandehurit e tjerë

Shkruar nga Pamfleti

‘Metamorfoza’/ Mungojnë avokatët e Bajrit, shtyhet seanca

Mungesa e avokatëve mbrojtës të Behar Bajrit është bërë shkak për shtyrjen e seancës në GJKKO të asaj që njihet si çështja Metamorfoza, ku një prej të pandehurve është edhe Pëllumb Gjoka.

Gjithashtu të pandehur lidhur me dosjen “Metamorfoza” janë edhe ish-kampioni i boksit Astmer Bilali, Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales, Xhevahir Lita, ish-prokurori i Kukësit, Edmond Preka, shoferi i Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviq (Bajri) dhe ish-zyrtari i policisë Ardrit Hasanbegajn.

Gjykata e Posaçme vendosi që seanca e rradhës të mbahet më 11 mars ora 14:00, ndërkohë që ndaj dy avokatëve të Bajrit u aplikua gjoba me 5 mijë lekë për arsyen e mungesës në sallën e gjyqit.

Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet për një sërë veprash penale si vrasje me paramendim, trafikim të narkotikëve, shpërdorim detyre, dhe krijim kushtesh për vrasje në bashkëpunim.

Procesi pritet të vijojë me përballjen e të pandehurve me akuzat e ngritura nga SPAK, ndërsa grupi i strukturuar kriminal konsiderohet ndër më aktivët në veri të vendit.

Lini një Përgjigje