TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2025, 12:43

Vrau Dod Mamlin në Kurbin, Gjykata e Lezhës lë në burg Dashnor Totajn

Shkruar nga Pamfleti
Vrau Dod Mamlin në Kurbin, Gjykata e Lezhës lë në burg
Viktima Dod Mamli

Gjykata e Lezhës ka lënë pas hekurave 53-vjeçarin Dashnor Tota, i cili akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatin e tij Dodë Mamli.

Gjyqtari Elvis Sulejmani, pranoi kërkesën e prokurores Denisa Perdja duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armbajtje pa leje.

Sipas hetimeve të policisë vrasja ndodhi për motive pronësie, një sipërfaqe toke pyjore në trojet e vjetra, ku 67-vjeçari kishte nisur ta punonte, pikërisht në vendin ku u gjet i vrarë.

Dashnor Tota u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e 67-vjeçarit ndërsa ndaj tij u caktua masa “arrest me burg”. Ndaj 53-vjeçarit rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Krimi i rëndë ndodhu pasditen e së hënës (24 Shkurt) në fshatin Vilez të Kurbinit. Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.

Lini një Përgjigje