TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2025, 11:06

Gjyqi në SPAK, i akuzuari denoncon në sallë Dumanin: Nuredini do vetëm ‘Coca Cola’ dhe femra

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në SPAK, i akuzuari denoncon në sallë Dumanin: Nuredini do

Petrit Qoli, nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit Nuredin Dumani. Ky i fundit nuk u paraqit në seancë, për arsye shëndetësore.

Nga njëra anë ai ka treguar se ndihet i lumtur dhe e mbështet SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjetër thotë se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani.

“Si çdo shqiptar dhe ato të diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do do Coca-Cola, palestër dhe femra. Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar, prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se do vdes nga veremi dhe jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini, do vrasim 5-6 vetë dhe 5 mln euro të groposura, dalim dhe marrim statusin”, u shpreh ai.

Gjykata pezulloi afatin e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit, deri në seancën e radhës, në datë 4 mars.

Lini një Përgjigje