
Një aksident i rëndë më pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën "Martin Camaj”.
Mësohet se ka ndërruar jetë një 37-vjeçar pasi është përplasur me një automjet tjetër. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur 2 persona. Konkretisht drejtuesja dhe pasagjerja e automjetit tjetër.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.
Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje