TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2025, 14:34

Atentat mafioz në Francë, shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash

Shkruar nga Pamfleti

Atentat mafioz në Francë, shqiptari ekzekutohet me breshëri

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Francë, ku një 40-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me breshëri plumbash.

Mediat franceze shkruajnë se shqiptari i identifikuar si Elis Alijaj, është ekzekutuar teksa ndodhej në furgonin e tij në një lagje të Ma Campagne në Francë.

Në këtë moment një person i armatosur hapi zjarr pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Sipas informacioneve nga mediat franceze, Alijaj ishte inxhinier hidraulik dhe ishte rrugës për në punë kur ndodhi krimi. Dëshmitarët raportojnë se menjëherë pas krimit, një automjet u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Më vonë, ky automjet u gjet i djegur në një pyll në Jauldes, brenda të cilit autoritetet zbuluan një pistoletë.

"Ai ishte personi më i këndshëm në botë, i sjellshëm, i dobishëm", tha një fqinj.

“Njerëz pa probleme, të integruar mirë që jetonin në paqe me fëmijët e tyre. Është një tronditje totale”, tha një tjetër fqinj.

Nga hetimet paraprake, rezulton se Alijaj u qëllua me disa plumba përmes xhamit të shoferit, duke marrë tre goditje fatale, një në këmbë dhe dy në zonën e kraharorit.

Viktima humbi jetën në vend, ndërsa policia franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të tipit mafioz.

Lini një Përgjigje