
Gjendet e pajetë 30 vjeçarja me shtetësi të huaj në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 30-vjeçare e huaj është gjetur e vrarë në një banesë të marrë me qira.
Sipas policisë, e reja rreth moshës 30-vjeçe, u gjet nga policia e pajetë në një banesën në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë Bllokut të Ambasadave.
Dyshohet se shtetasja e huaj është vrarë disa ditë më parë në banesën e marrë me qira.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit, janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me një mjet prerës, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
"Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje