
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e një shtetaseje të huaj në një banesë të marrë me qira në Tiranë.
Raportohet se viktima, rreth 30-vjeç e cila kishte disa ditë që kishte marrë banesën me qira, dyshohet se është vrarë disa ditë më parë. Dyshohet se shtetasja e huaj është vrarë nga i dashuri i saj, ndërsa është qëlluar me thikë në bark.
Trupi i 30-vjeçares është gjetur i pajetë nga pronari i banesës në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë Bllokut të Ambasadave, i cili më pas ka lajmëruar policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me thikë. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, ndërkohë policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje