
Zbardhe të tjera detaje nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka në fshatin “Guci e Re”, Shkodër.
Ekspertiza ka zbuluar se i riu është qëlluar me një plumb në gjoks nga një pistoletë. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila do të shërbejë për analizat balistike dhe identifikimin e armës së krimit.
Trupi i pajetë i Prekës u gjet nga xhaxhai, pasi i riu i kishte të divorcuar prindërit dhe jetonte i vetëm. Grupet hetimore, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, po vijojnë punën për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorit të vrasjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po analizon kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi lëvizjet e dyshimta në momentin e ngjarjes.
Lini një Përgjigje