TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2026, 11:36

Ktheu qendrën fizioterapike në 'fole' prostitucioni, arrestohet pronarja 40-vjeçare në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Ktheu qendrën fizioterapike në 'fole' prostitucioni,
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka zbuluar një qendër fizioterapie e cila ishte kthyer në fole prostitucioni. Në pranga ra pronarja 40 vjeçare e qendrës fizioterapike që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve nga policia, operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas një hetimi 3-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ku u dokumentua aktiviteti i kundërligjshëm që zhvillohej në këtë ambient.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë 40 vjeçarja, e dyshuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Sipas informacioneve nga policia është proceduar penalisht edhe një 41 vjeçare, e cila dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion nga pronarja e qendrës.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, pas një hetimi 3-mujor të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan një operacion kundër veprimtarive të kundërligjshme në fushën e prostitucionit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja 40 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ndërkohë, një shtetase tjetër, 41 vjeçe, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Sipas burimeve zyrtare, aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në ambientet e një subjekti të regjistruar si qendër fizioterapeutike, në rrugën “Ismail Qemali”, në pronësi të 40-vjeçares së arrestuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e mëtejshëm të hetimeve", njofton policia. 

zbulohet foleja e prostitucionit ne tirane

Lini një Përgjigje