TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2026, 10:56

78-vjeçari në Korçë u gjet i pajetë nga postieri, ekspertiza zbardh ngjarjen: I moshuari u vra me mjet të fortë

Shkruar nga Pamfleti

78-vjeçari në Korçë u gjet i pajetë nga postieri,

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e së enjtes, ku një 78-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec, në Korçë.

Trupi i Gëzim Vijes u zbulua në orët e mëngjesit nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet. Pasi e ka thirrur disa herë të moshuarin dhe nuk ka marrë përgjigje, ai ka njoftuar fqinjët. Së bashku kanë hapur derën e banesës, ku në një nga dhomat është gjetur trupi i pajetë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 78-vjeçari kishte një plagë të rëndë në kokë, e shkaktuar nga një mjet i fortë, që dyshohet se i ka marrë jetën. Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima mund të jetë përleshur me autorin përpara se të goditej fatalisht.

Policia dhe ekspertët janë rikthyer sot në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti i përdorur për krimin nuk është gjetur ende.

Ndërkohë, vijon marrja në pyetje e familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por deri tani dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorit.

Lini një Përgjigje