Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në një familje në Himarë, ku 35-vjeçari Spiro Dhimaleksi ka mbajtur peng prindërit e tij në banesë, nën kërcënimin e një mjeti prerës.
Dhimaleksi, i cili në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në një dhomë prindërit e tij, përkatësisht 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste. Pas njoftimi në banesë kanë shkuar edhe forcat “Shqiponja” të DVP Vlorë.
Blutë bëjnë me dije se 35-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte izoluar në dhomë.
Fillimisht u bë e mundur nxjerrja e nënës së tij, e cila ndodhej në dhomë me të, duke u munduar ta qetësonte, dhe pas disa negociatave profesionale nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur që i riu të dilte nga ambienti, pa dëmtuar veten.
Më pas, ai u shoqërua me autoambulancë për në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë, parandaloi një rast të mundshëm vetëdëmtimi të një 34-vjeçari.
Sot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit të marrë nga familjarët, për një shtetas 34 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte izoluar në dhomë, duke refuzuar të dilte, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
Në mbështetje të shërbimeve vendore kanë shkuar edhe forcat “Shqiponja” të DVP Vlorë.
Fillimisht u bë e mundur nxjerrja e nënës së tij, e cila ndodhej në dhomë me të, duke u munduar ta qetësonte, dhe pas disa negociatave profesionale nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur që shtetasi S. Dh, të dilte nga ambienti, pa dëmtuar veten.
Më pas, ai u shoqërua me autoambulancë për në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të reaguar në kohë dhe me profesionalizëm në çdo rast.”-njofton policia.
Lini një Përgjigje