Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 24-vjeçare ka përfunduar me automjetin e saj brenda një kanali me ujë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”. Sipas të dhënave paraprake, e reja me inicialet Xh. K. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe duke rënë në kanal.
Si pasojë e aksidentit, 24-vjeçarja është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje