TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2026, 13:14

E rëndë në Itali/ Shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres pas sherrit, plagosen të dy

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali/ Shqiptari i vë flakën

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së ish-partneres së tij në qytetin Comiso, në provincën e Raguzës.

Sipas autoriteteve italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në zonën “Corso Ho Chi Min”, ku i dyshuari mendohet se ka përdorur lëndë të ndezshme për t’i vënë flakën apartamentit pas një konflikti të radhës me ish-partneren.

Flakët kanë përfshirë plotësisht banesën saj, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por pa u përhapur në ndërtesat përreth.

Si pasojë e zjarrit, të dy kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin “Guzzardi”, ku kanë marrë trajtim për djegie dhe helmim nga monoksidi i karbonit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas daljes nga spitali, 36-vjeçari është arrestuar dhe dërguar në burgun e Raguzës, ku po mbahet në dispozicion të drejtësisë. Dyshohet se ngjarja lidhet me konfliktet e vazhdueshme mes çiftit dhe ndarjen e fundit, të cilën ai nuk e kishte pranuar.

Lini një Përgjigje