TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2026, 12:55

I moshuari u gjet i pajetë në banesë, policia e Korçës jep detajet: Jetonte i vetëm!

Shkruar nga Pamfleti

I moshuari u gjet i pajetë në banesë, policia e

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në fshatin Bulgarec, në Korçë. Viktima, Gëzim Vija jetonte i vetëm prej rreth 25 vitesh, pasi ishte i divorcuar.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari ishte baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë, ndërsa dy të tjerë jashtë vendit. Familjarët janë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre, ndërsa ende nuk ka një motiv të qartë lidhur me ngjarjen.

Policia bën me dije se trupi i pajetë është transportuar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

“Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Bulgarec, Korçë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, ku jetonte vetëm, shtetasi G.(M). V., rreth 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje