TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2026, 09:48

I dogji automjetin një personi, arrestohet autori në Lushnjë; në kërkim porositësi

Shkruar nga Pamfleti

I dogji automjetin një personi, arrestohet autori në Lushnjë;

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një automjeti, me porosi të një personi tjetër që aktualisht është në kërkim.

Ngjarja ndodhi në fshatin Pluk, ku shtetasi D. V. denoncoi se makina e tij ishte djegur pranë banesës. Pas hetimeve, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar, M. B., 39 vjeç, banues në zonë dhe me precedent penal.

Sipas hetimeve paraprake, djegia e automjetit dyshohet se është kryer me porosi të një 28-vjeçari, shtetasit A. Z., i cili është shpallur në kërkim.

Burime hetimore bëjnë me dije se 28-vjeçari kishte konflikte për motive pronësie me xhaxhanë e pronarit të makinës së djegur, çka dyshohet se ka qenë shkaku i ngjarjes.

Policia po vijon punën për kapjen e tij, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

"Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal).

Punohet për kapjen e 28-vjeçarit, i cili dyshohet se e porositi krimin, për shkak të konflikteve për motive pronësie, me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Pluk, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan punën operacionale dhe veprimet hetimore për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i djegies, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në këtë fshat.

Gjithashtu, u identifikua shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, A. Z., 28 vjeç, i cili nga veprimet hetimore, rezultoi se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e shtetasit D. V., për motive pronësie. Punohet intensivisht për kapjen e 28-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje