TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2026, 11:32

Qarkullonte i armatosur, kapet brenda lokalit 36-vjeçari në Fushë-Krujë 

Shkruar nga Pamfleti
Qarkullonte i armatosur, kapet brenda lokalit 36-vjeçari në
Arma e sekuestruar

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë në një lokal në Fushë Krujë. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., ku lokalizuan 36-vjeçarin Andi Xhafa. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, në çantë iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Kapet i armatosur me pistoletë në një lokal në Fushë Krujë dhe vihet në pranga 36-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i lokalit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Klienti”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit A. S., në Fushë Krujë, ku kanë lokalizuar shtetasin A. Xh., të cilit gjatë kontrollit në çantë, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 36 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 41 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme", njofton policia.

arrestim armembajtje pa leje

Lini një Përgjigje