TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2026, 07:59

Film aksion në Vlorë/ 15-vjeçari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, përplas makinën e policisë në Vlorë; plagoset një efektive

Shkruar nga Pamfleti
Film aksion në Vlorë/ 15-vjeçari nuk i bindet urdhrit për
15-vjeçari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, plagoset policja

Një 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht një automjet të policisë në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku mbeti e plagosur një efektive.

Ngjarja ndodhi pasi i mituri nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ndoq nga forcat e rendit që prej zonës së Çoles. Gjatë tentativës për ta ndaluar, ai përplasi mjetin e policisë, duke e kthyer përmbysur.

Si pasojë e përplasjes, një efektive mbeti e lënduar dhe u transportua me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në aksident u përfshi edhe një automjet tip “Benz”, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vlorë plagoset policja 15-vjeçari nuk i bindet urdhrit

Lini një Përgjigje