
Dy persona janë arrestuar nga policia në Pogradec pasi dyshohet se tentuan të marrin peng një 17-vjeçar, duke ushtruar dhunë ndaj tij dhe duke e plagosur me thikë.
Raportohet se, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku pas një konflikti, të dyshuarit kanë tentuar ta fusin me forcë të miturin në automjetin e tyre.
Prriti të identifikojë dhe të lokalizojë autorët e dyshuar, të cilët pas ngjarjes u larguan nga vendngjarja me automjet. Ata u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Prrenjasit.
Sipas hetimeve paraprake, shtetasit Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj, banues në Pogradec, dyshohet se kanë vepruar për motive të dobëta. Ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit dhe e kanë plagosur me thikë në dorë gjatë përpjekjes për ta marrë me forcë.
Bëhet me dije se i mituri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve procedurale, dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për vijimin e hetimeve.
Lini një Përgjigje