
Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shijak, pasi u kap në banesën e tij me armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta dhe një sasi të dyshuar lënde narkotike kokainë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë të pajisura me krehra dhe fishekë, tre armë gjahu, municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, tre palë dylbi, një dron dhe tetë armë të ftohta të llojit thikë. Po ashtu, u sekuestruan 24 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike dhe gjashtë telefona celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, dyshohet se 59-vjeçari i posedonte armët me qëllim trafikimin dhe shitjen e tyre në zonën e Shijakut, ndërsa lënda narkotike dyshohet se shpërndahej në doza të vogla.
"Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi Kokaine.
Arrestohet në flagrancë 59-vjeçari që i posedonte në banesë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i ka trafikuar armët me qëllim shitjen në Shijak.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “River”.
Në kuadër të ktij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. V., 59 vjeç, banues në Shijak, si i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika);
-24 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë.
Vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje