Është publikuar fotoja e Ervis Matodashajt, i njohur si “Çoke qorri”, i cili rezulton në kërkim nga SPAK si person i lidhur ngushtë me Inez Hajrullën, i identifikuar nga hetimet si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal në Vlorë.
Më 7 mars Matodashaj dhe Hajrulla i shpëtuan arrestimit gjatë një operacioni të urdhëruar nga SPAK. Hajrulla konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ndër vite ka qenë disa herë objekt atentatesh.
Në vitin 2017, Hajrulla tentohet që të eliminohet nga një atentat me tritol. Ngjarja ndodhi në një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës në 2018-ën.
Në vitin 2019, Hajrulla ishte në shoqërinë e Ervis Matodoshajt duke pirë kafe në zonën e njohur si 7 pallatet Oslo, baza e tij, kur u qëllua me breshëri plumbash. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.
Në gusht 2023, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshaj dyshohet se ishin shënjestër e një atentati që u parandalua nga Policia e Vlorës. Një 35-vjeçar, Amarildo Nikolli u arrestua në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë me pistoletë silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës. Hetimet zbuluan se shënjestër e këtij atentati kishin qenë Hajrulla dhe Matodoshaj.
Porositësi i vrasjes, Leonard Luzi, u ekstradua nga Spanja në korrik 2024 dhe rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, bashkë me dy anëtarët e tjerë të grupit që e ndihmuan në planin për eliminimin e Hajrullës. Leonard Luzi u dënua me 11 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua përfundimisht me 7.4 vite burg. Amarildo Nikolli rezulton i dënuar me 2.9 vite burg, ndërsa Muharrem Koroveshi u dënua përfundimisht me 6.8 vite burg.
Lini një Përgjigje