TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2026, 13:22

I dënuar në Itali me 10 vite burg, arrestohet në Këlcyrë i shumëkërkuari për drogë

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar në Itali me 10 vite burg, arrestohet në

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Këlcyrë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatbardh Çela, i njohur edhe me emrin Gentian Çela, i cili rezulton i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Veronës.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar në jug të vendit.

Pas ndalimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, në bashkëpunim me Interpol Romën.

"Finalizohet operacioni i koduar “Fugitive”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar me 10 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, kapet në Këlcyrë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 51-vjeçari.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas të kërkuar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fugitive”.

Gjatë këtij operacioni, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, u bë e mundur kapja në Këlcyrë dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit:

-Fatbardh Çela alias Gentian Çela, 51 vjeç, banues në Këlcyrë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës, Itali, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje