
Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për një kërcënim të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin, strukturat e Antiterrorit në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm nivelin e gatishmërisë dhe kanë intensifikuar masat në terren.
Bëhet me dije se njësitë e Antiterrorit kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj izraelite, me qëllim koordinimin e veprimeve dhe përgatitjen për çdo skenar të mundshëm.
Edhe pse plani i masave kishte qenë i hartuar më herët, pas këtij paralajmërimi është shtuar ndjeshëm monitorimi dhe vlerësimi i rreziqeve potenciale.
Në fokus të masave janë objektet diplomatike, godina e muxhahedinëve në Manëz, si dhe hapësirat publike me fluks të lartë qytetarësh, të cilat konsiderohen si zona me ndjeshmëri të lartë.
Në ditët në vijim pritet shtim i prezencës së forcave policore në terren, ndërsa në këtë operacion është përfshirë edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me strukturat e Antiterrorit do të rrisë vigjilencën për sigurinë e objekteve strategjike.
Lini një Përgjigje