TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2026, 17:34

Zbardhet krimi në Korçë, 78-vjeçari është vrarë; dy pistat që po hetohen!

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet krimi në Korçë, 78-vjeçari është
Viktima Gëzim Vija

78-vjeçari Gëzim Vija, u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçës, ndërsa policia konfirmoi se bëhet fjalë për një ngjarje kriminale. Sipas hetimeve paraprake, ai është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen. Familjarët dhe të afërmit janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje për konflikte të mundshme. Hetimet janë përqendruar në dy pista.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Bulgarec të Korçës, ku është gjetur i pajetë Gëzim Vija. Policia ka konfirmuar se vdekja e 78 vjeçarit, Vija nuk është për shkaqe natyrore, por po trajtohet si ngjarje kriminale.

Sipas të dhënave të bluve, 78-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, duke pësuar plagë që i kanë shkaktuar vdekjen.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në komisariat janë shoqëruar familjarët dhe të afërmit e viktimës, të cilëve u janë marrë deklarime lidhur me konflikte të mundshme që mund të kenë çuar në ngjarje.

Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe për të identifikuar autorin apo autorët, autoritetet po përdorin metoda speciale hetimi, pa dhënë detaje të mëtejshme për shkak të fazës së hetimeve.

Hetimet janë përqendruar aktualisht në dy pista kryesore. E para lidhet me dyshimin për vjedhje me pasojë vdekjen, megjithëse në banesën e viktimës nuk janë konstatuar mungesa të hollash apo sendeve me vlerë.

Pista e dytë ka të bëjë me mundësinë e një vrasjeje për motive të tjera, të cilat mbeten ende të paqarta dhe janë në proces verifikimi nga hetuesit.

Në vendngjarje prej mëngjesit ka qenë edhe drejtori i policisë Vilson Bala, shoqëruar nga zëvendës drejtori i krimeve Elton Halili dhe shefi i komisariatit Faik Ruko, për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes e për të gjetur elementë për zbardhjen e ngjarjes.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Bulgarec, Korçë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, ku jetonte vetëm, shtetasi G.(M). V., rreth 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.", raportoi më herët policia.

Autoritetet pritet të japin informacion më të detajuar në vijim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

gëzim vija

1 Komente

  1. P
    Piktori

    Cfar policie per show.Cdo Drejtori i Policise Qarkut ? apo su specialist i midhjes dhe peshkut.Nuk hoqen dore kta bolet nga protagonizmi fals? Po ata 159vetat qe marin rrogen per kte gje jane te paafte.? Skan faj.Kan pa piktorin qe del kudo si gjitholog mgjth ka mbaruar shkollen per vizatim bardh e zi.

    Lini një Përgjigje