TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2026, 20:04

Tragjike në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë në banesë!

Shkruar nga Pamfleti
Tragjike në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Viktima identifikuar si Taulant Halka, ishte punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve. Ai është gjetur pa shenja jete në banesë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas burimeve policore viktima jetonte në Vlorë dhe kishte konflikte me bashkëshorten e cila ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Halka ishte larguar në Portëz të Fierit te shtëpia e prindërve dhe në kushte depresive është vetëvrarë.

Mësohet se 40-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu çifte në dhomën e gjumit. Çiftja ishte në pronësi të babait të tij dhe e kishte me leje.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

fier vrasje

Lini një Përgjigje