TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2026, 08:55

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 33-vjeçari në Divjakë 

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë pasi ishte shpallur në kërkim për vepra penale që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje.

Në pranga ra Danjel Skënderir, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vite burgim për kultivim të bimëve narkotike si dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive.

Sipas të dhënave, nga dënimi i dhënë, 33-vjeçarit i mbeten për të kryer 1 vit, 10 muaj dhe 4 ditë.

"Kapet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:

Danjel Skënderi 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec", njofton policia. 

arrestim

Lini një Përgjigje