TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2026, 12:22

"Kisha veshur fustan"/ Tritoli në lokalin e Noizyt,Tafani rrëfen detajet: Laerti kishte maskë, mua më leu e dashura e tij

Shkruar nga Pamfleti

Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.Vetë Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar të mërkurën në seancën e radhës në procesin e bandës së Laert Haxhiut.

"Kisha veshur fustan"/ Tritoli në lokalin e Noizyt,Tafani
Noizy, Kleviol Ahmeti dhe Haxhiu

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ditën e sotme ka vijuar dëshminë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke zbuluar detaje të reja për ngjarjen me tritolin e vendosur ndaj lokalit të reperit Noizy në qershor 2022.

Tafani ka deklaruar se pas ngjarjes grupi është zhvendosur në Ksamil, ku sipas tij është pohuar se akti ishte kryer dhe janë diskutuar lëvizjet e mëtejshme, përfshirë kontakte të pretenduara me struktura policore dhe përgatitje të reja të maskimeve e armëve për veprimet e grupit.

“Pas disa kohësh ikëm në Ksamil. Aty ka folur Laerti me Kleviolin në telefon. Si ka treguar që ia ka vënë ai tritolin Noizyt. Unë isha në kërkim për çështjen e Peqinit. Laert Haxhiu kishte kontakte edhe me Suel Çelën. Ai çon fjalë, thotë që kam mik shefin e policisë së krimit në Elbasan dhe do ta mbyll unë çështjen e Peqinit. Kishin një kallashnikov të shkurtër, e mbanim në shtëpi. Laerti kishte maskë plastike, një paruke bjonde, e kishte gjetur e dashura e Laertit. Blemë edhe rroba, këmishë grash. Do vishesha unë si femër me fustan të gjatë. I blenë ato gocat rrobat.

Vendosa maskën dhe më lyeu e dashura e Laertit. Makina ishte në garazh te shtëpia e vjetër, ‘Benz’ i zi. Maskën, rrobat, armët, fishekët i fus në makinë. U nisa për në Çermë të Lushnjës, Laerti ishte nisur para në Çermë. Mora Fatjon Veliun në makinë.

Fatjoni do të hipte në timon, unë mbrapa. Ai djali ruante Rexhep Ginën ndërkohë. “Nisuni”, thotë Laerti. Vëzhguesi komunikonte me Laertin, ai më thoshte mua. Laerti më ofendonte: pse s’e ke hapur telefonin, më kishte kërkuar të lija çelësat e garazhit në një karburant. Na shau, u mërzita, u nevrikosa, nuk doja ta bëja atë punë. Kisha veshur një fustan të zi grash të gjatë, xhaketë grash dhe një këmishë ngjyrë mishi. Automatikun e kisha lidhur poshtë xhaketës, nuk dukej. Nisemi në vendin ku e kishim lënë.

Kur zbres nga makina, Rexhep Gina ishte mbështetur në mur, ishte vetëm. E dija unë si ishte veshur. Isha i mërzitur, po mendoja si t’i thoja mos ta bëja. Kalova para lokalit siç isha me atë veshje. Dukesha si ndonjë i çmendur, isha lyer si klloun. Më panë këta, u çua në këmbë, po shikonte si i trembur. U ktheva prapë, dukesha si i çmendur.”, dëshmoi ai.

"Laertin e mori e ëma dhe i tha ‘gjynah, si e goditën Kleviolin"

Në seancën e sotme i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu se tritoli që vendosi në biznesin e Rigels Rajkut, reperit të njohur si Noizy dhe babait të tij në Durrës në qershor 2022 me urdhër të Haxhiut, u nxit nga telefonata e nënës së tij.

 “U la orari, të shkonim në orën 4. Ne e kishim tritolin në shtëpi. E kishim marrë në Tepelenë. Bëmë gati 1 kg, i ngjitëm me skoç, se i patëm ne tulla 200-300 gramëshe. Bëmë gati makinën. Në shtëpi ishin unë, Lulzim Spahiu e Laertin. Unë e Lulzimi bëmë makinën gati. Makina ime ishte ne kërkim. Patëm edhe një Benz të zi aty. Morëm targat e Benzit dhe ja vendosëm makinës sime. Jemi nisur nga ora 3 e mëngjesit. Rreth orës 4 shkuam në Durrës. Lulëzim Spahiu e dinte lokalin. Shkuam atje. Parkuam aty afër. Laerti tha t’ia hedhim në lokal Noizyt. Lokali ishte kat i dytë dhe kishte xhamat hapur. Unë shkova aty, por nuk po gjeja shkallët nga hipej. U ktheva te makina, i thashë Gëzimit, s'po gjej shkallët. Si përfundim i thashë, ta ve tek dyqani poshtë, dyqani i rrobave. Mirë tha, Laerti, aty vendoseni. E vendosa te dera, ndeza fitilin edhe ika te makina. Sa jemi larguar te shinat, një si kanal a urë, pa dalë në rrugë kryesore,  dëgjuam shpërthimin”, tha Tafani.

Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.

Vetë Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar të mërkurën në seancën e radhës në procesin e bandës së Laert Haxhiut. Për të do të përsëritet fletëthirrja. Ndërkohë, për seancën e 28 majit, do të njoftohen edhe disa dëshmitarë të tjerë përfshi Kleviol Ahmetin, reperi i njohur si “Cllevio”.

Në seancën e të mërkurës, Bashkim Rajku, babai i Noizyt, deklaroi se e njihte Ahmetin si artist dhe person që merrej me rrjetet sociale dhe se konfilti mes tij dhe të birit kishte ardhur për çështje xhelozie për muzikë. “Më duket se kanë pasur fërkime të vogla, punë xhelozie, konkurrence. Për punë muzike. Veç kësaj nuk di të ketë pasur ndonjë konflikt fizik, apo verbal”, citohet të ketë thënë Rajku.

 

 

tritoli në lokalin e noizyt artan tafani rrëfen detajet

Lini një Përgjigje