TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2026, 11:55

Gjendet e pajetë e moshuara në banesë në Korçë, konstatohet me hematomë në kokë

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet e pajetë e moshuara në banesë në Korçë,

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se e moshuara nuk kishte kontaktuar prej 3 ditësh me familjarët, ndërsa fqinjët, të shqetësuar pasi nuk e kishin parë, kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur hapjen e derës së apartamentit, ku më pas është konstatuar se e moshuara kishte ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake është konstatuar një hematomë në kokën e viktimës, çka ka ngritur dyshimet se ajo mund të jetë rrëzuar aksidentalisht brenda banesës dhe për pasojë të ketë humbur jetën. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, ndërsa trupi i viktimës është transportuar drejt morgut për ekspertizën mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

e moshuara korçë e pajete

Lini një Përgjigje