
Shqipëria është vendi i çudirave. Vetëm këtu janë vrarë ku e ku sa njerëz për një vend parkimi. Deri më sot kishim parë plagosje, vrasje e sherre mes meshkujve, por jo. Edhe vajzat përleshen për vendin e parkimit.
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja shpërtheu në një moment tensioni të papritur, duke shkaktuar shqetësim tek ata që ishin në zonë.
Për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Lini një Përgjigje