TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2025, 17:15

Detaje të reja nga krimi monstruoz/ Filipinasi e vrau Ilaria Sulën në shtëpinë e tij, dëshmitarë ishin edhe prindërit

Shkruar nga Pamfleti
Detaje të reja nga krimi monstruoz/ Filipinasi e vrau Ilaria Sulën
Ilaria Sula-Mark Samson

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula. Ajo u vra nga i dashuri i saj filipinas, 23-vjeçari Mark Samson, në banesën e tij.

E reja u zhduk më 25 Mars, por trupi i pajetë i saj u gjet në një valixhe ditën e sotme në një zonë të Romës. Sipas mediave italiane, në momentin e ngjarjes, prindërit e 23-vjeçarit ndodheshin në apartament.

Ata u larguan në orët e mëngjesit nga apartamenti në Via Homs ku ndodhi vrasja. Prindërit e të riut filipinas do të dëshmojnë përpara hetuesve, por sipas ligjit italian nuk mund të akuzohen për ndihmë ndaj një krimineli, pasi bëhet fjalë për djalin e tyre, një familjar i shkallës së parë.

Për më tepër, Samson, pas vrasjes ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilarias, duke fshirë llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe duke iu përgjigjur mesazheve të miqve të 22-vjeçares për të shmangur dyshimet. Madje, ai shkoi në apartamentin e shoqeve të saj të dhomës, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e Iliaria Sulës.

Situata do të ndryshonte vetëm nëse do të kishte prova që i implikojnë ata në bashkëpunim në vrasje. Aktualisht, nuk është e qartë nëse kanë qenë në dijeni të asaj që ndodhi apo nëse kanë pasur ndonjë rol në krim. Megjithatë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e krimit.

 

Lini një Përgjigje