
Marc Samson, 23-vjeçari filipinas, i cili masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë përpara hetuesve.
Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se pas vrasjes, e ka hedhur telefonin e viktimës në një pusetë dhe ka fshehur trupin e saj në një valixhe. Trupi i pajetë i Ilaria-s u gjet këtë të mërkurë në një zonë të pyllëzuar në Poli, 30 km, larg Romës.
Valixhja, që përmbante trupin e viktimës, u gjet në fund të një gremine, pas udhëzimeve të dhëna nga Samson.
Hetimet zbuluan se Samson, student arkitekture dhe punonjës i McDonald’s, përdori telefonin e Ilaria-s për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar iluzionin se ajo ishte ende gjallë pas zhdukjes së saj. Tabulatet telefonike e vendosën atë në qendër të hetimeve që solli dhe zbulimin e krimit të rëndë.
Lini një Përgjigje