
Dy grupe kriminale u goditën nga hetimet e Prokurorisë Publike të Breshias në Itali, si pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të drogës që çoi në arrestimin e 45 personave, mes tyre 3 shqiptarë, dhe procedimin e 87 të tjerëve si të dyshuar.
Ky grup dyshohet se trafikoi rreth 2 ton kokainë, 1.5 ton hashash dhe 700 kilogramë marijuanë, i raportuar në media.
Në listën e gjatë të të arrestuarve në grupin e parë ishte edhe Shkëlzen Guzina 35 vjeç dhe Gjon Prela 40 vjeç (1985). Në grupin e dytë mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe Skerdi Bocoi 49 vjeç.
Grupi i parë kriminal, i cili vepronte kryesisht në provincën e Breshias, dyshohet se importonte drogë direkt nga vendet prodhuese, konkretisht kokainë nga Kolumbia, falë ndërmjetësimit të një gruaje që besohej se ishte e lidhur me individë nga karteli i njohur si “Klani i Gjirit”, si dhe hashash nga Maroku, që përbënte grupin e dytë kriminal, kalonte tranzit nëpër Spanjë.
Lini një Përgjigje