TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2025, 12:49

Shpërthimi me tritol në Tiranë, kush është pronari i banesës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi me tritol në Tiranë, kush është pronari i

Është publikuar fotoja e pronarit të banesës në Tiranë, që iu vendos tritol.

Detaje të reja dalin nga shpërthimi me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak pas mesnatës së të martës.

Raportohet se shënjestër ishte banesa Tonin Qafa, të cilit në vitin 2009 i kanë vrarë të vëllanë.

Tonin Qafa mësohet se ka jetuar për shumë vite në Amerikë, por kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

Ndërkohë pistë e hetimit e policisë janë konflikteve që mund të ketë djali i Tonin Qafës, i cili jeton jashtë vendit.

"Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

Lini një Përgjigje